Lazio ka fituar mbrëmjen e sotme ndaj rusëve me rezultatin 0-3.

Kryeqytetasit kanë mposhtur Lokomotivën e Moskës në shtëpinë e këtyre të fundit pa probleme. Immobile ishte autori i dy golave dhe vulën e ndeshjes e vendosi spanjolli Pedro.

Lazio tashmë ndodhet në vendin e dytë të grupeve të Europa League me 8 pikë.

Vedat Muriqi u inkuadrua në pjesën e dytë teksa luajti mbi 25 minuta.

Galatasaray gjithashtu ka mposhtur Marseillen me rezultatin 4-2 në Turqi dhe kështu mbanë kreun e grupit me kuotën e 11 pikëve.