Skuadra e Milanit ka shënuar një fitore dramatike në minutat e fundit të ndeshjes kundër Atletico Madridit në ndeshjen e vlefshme për grupin B të Ligës së Kampionëve.

Goli i Messias i realizuar tre minuta para përfundimit të ndeshjes ia ka hapur mundësitë skuadrës së Stefano Piolit të kualifikimin ta kërkojë në rrethin e fundit të ndeshjeve të fazës së grupeve.

Kji fitore e çon Milanin në kuotën e katër pikëve dhe është në luftë direkte me Porton që ka pesë pikë dhe Atletico Madridin me katër pikë për të zënë vendin e dytë që garanton vazhdimin tutje në këtë garë. Vendi i parë në këtë grup i takon Liverpoolit që ka mbledhur 15 pikë

Me fitoren me rezultat 3-0 ndaj Sherif Tiraspolit, kualifikimin e ka siguruar edhe Real Madridit së bashku me Interi, skuadër me të cilën do të përplasen në ndeshjen e fundit për vendin e parë në grup.

Manchester City e ka mposhtur PSG-në me rezultat 2-1 dhe ky rezultat ua ka garantuar të dy këtyre skuadrave vazhdimin më tutje në Ligën e Kampionëve.

Rezultatet tjera të mbrëmjes ishin këto:

Sporting-Dortmund 3-1

Brugge-Leipzig 0-5