Milani është nikoqir i Portos në San Siro, për ndeshjen e xhiros së katërt të fazës grupore në Ligën e Kampionëve.

Skuadra italiane në tri ndeshjet e para nuk ka grumbulluar asnjë pikë.

Në anën tjetër, Porto numëron katër pikë nga një fitore, një barazim dhe një humbje, dhe është në garë për një vend që dërgon në fazën e eliminimit direkt.

Trajnerët Stefano Pioli dhe Sergio Conceicao i kanë përgatitur taktikat e tyre për këtë takim.