Edon Zhagrova ka shkëlqyer në fitoren e Basel në Europa Conference League.

Ai ka shënuar një gol shumë të bukur kundër Kairat Almaty, ku Baseli fitoi 3-2, po humbiste dy herë në këtë takim.

Goli i kthesës për Basel ishte ai në minutën e 69′, i shënuar nga talenti i Kombëtares së Kosovës, Edon Zhegrova.

Ai realizoi një gol shumë, shumë të bukur nga distanca për të barazuar rezultatin në 2-2.

Pak minuta më pas, shënoi edhe një shqiptar tjetër, Pajtim Kasami. Sulmuesi realizoi golin e përmbysjes për 3-2 në minutën e 73′.

‘Tjetër gol, tri pikë të tjera’, shkroi Zhegrova në Instagram.