Fenerbahçe i ka bërë ofertën e parë skuadrës së Lazios për sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqin, njofton të enjten gazeta turke “Fotomaç”.

Thuhet se Feneri ka kërkuar huazimin e Muriqit, por janë drejtuesit e skuadrës italiane që u janë përgjigjur atyre të Turqisë se Muriqi është në shitje. Huazimi i Muriqit sipas raportimeve në mediat e Turqisë mund të ndodhë vetëm nëse Muriqi në janar nuk do të shitet.

27-vjeçari te Lazio u transferua në shtator të vitit të kaluar, ndërsa ka kontratë deri në vitin 2025. Por, shtatlarti nuk po bindë edhe në edicionin e dytë me fanellën e Lazios.