Mysafiret nga Polonia dolën me pikë të plota nga përballja me “Dardanet”.

Kjo pasi ato mposhtën me rezultat 1:2 nikoqiret në “Fadil Vokrri”.

Të parat në epërsi kaluan çikat e Kosovës, me Liridona Sylën e cila realizoi në minutën e 4-të.

Polaket e barazuan rezultatin në minutën e 17-të me Karolina Gec.

Golin e dytë për mysafirët e realizoi Martyna Wiankowska në minutën e 35-të.

Loja Kosova-Polonia po zhvillohet në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror.

Pas kësaj fitore Polonia e ka rrëmbyer vendin e parë me 11 pikë në grupin F.

Ndërkaq Kosova gjendet në vendin e katërt me katër pikë.