Dy futbollistët shqiptarë, Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami kanë shënuar gol për skuadrën e Baselit. Basel është duke e zhvilluar ndeshjen kundër Kairat Almaty në kuadër të Ligës së Konferencës.
Baseli ishte duke pësuar humbje 2:1 deri në momentin kur ylli i Kosovës, Edon Zhegorva shënoi gol për ta barazuar rezultatin.
Zhegrova shënoi në minutën e 69-të.
Pas vetëm katër minutave, në skenë doli ylli tjetër shqiptar, Pajtim Kasami.
Ai shënoi një gol të bukur me këmbën e majtë, në minutën e 73-të për rezultatin 2:3.
Baseli në rast të fitores do të bëhet lider i grupit me 11 pikë, ndërsa Kaira do të mbetet në pozitën e fundit me një pikë.





























