Dy xhudistet e arta të Kosovës, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova janë ngritur në vendin e parë në kategoritë e tyre përkatëse në përditësimin më të ri të ranglistës botërore të xhudos, transmeton Insporti. 

Nora Gjakova është ngritur në vendin e parë në ranglistën botërore të xhudos në kategorinë -57 kilogramë për herë të parë në karrierën e saj.

29-vjeçarja i mblodhi 5880 pikë në vendin e parë, duke e kaluar xhudisten kanadeze Jessica Klimkait, e cila tani ngel e dyta me 5830 pikë.

Image

Distria Krasniqi e ka ruajtur pozitën e parë në kategorinë e vet -48 kilogramë, në të cilën nuk do të bëjë më gara nga viti i ardhshëm, pasi ka kaluar një kategori më lartë, atë -52 kilogramë.

26-vjeçarja i ka 5920 pikë në vendin e parë, duke e lënë mbrapa mongolen Urantsetseg Munkhbat, e cila mbledh 5250 pikë.

Së fundit. Distrie Krasniqi u shpallë xhudistja më e mirë e vitit në botë së fundi nga votat e publikut në Federatën Ndërkombëtare të Xhudos.