Granit Xhaka është shpallur lojtari më i mirë i vitit te Sunderlandi. Çmimin e më të mirit të vitit, përkatësisht të edicionit 2025/2026, Xhakës ia ndanë tifozët e klubit.

Mesfushori iu bashkua Sunderlandit verën e kaluar dhe e udhëhoqi drejt kampanjës shumë pozitive në Premier League.

Çmimet e asociacionit të tifozëve të Sunderlandit vlerësohen shumë të rëndësishme për anëtarët e kësaj skuadre tradicionale angleze.

Ish-sulmuesi i Sunderlandit, Marco Gabbiadini ka theksuar se Xhaka ishte brilant. Ai shpreson se kapiteni i Zvicrës do të jetë edhe disa vjet te Sunderlandi.

Vetë Xhaka ka shkruar se kishte të tillë që dyshuan në lëvizjen në drejtim të Sunderlandit.

“Unë i besova vizionit. Dhe duke qëndruar këtu si Lojtar i Vitit ndiej krenari, mirënjohje dhe uri për më shumë”, ka shkruar Xhaka që ka falënderuar tifozët për përkrahjen e madhe nga dita e parë.