Drita ka shënuar fitore ndaj Prishtinës në udhëtim në ndeshjen e fundit të xhiros së 17-të në Superligë.Goli i vetëm në ndeshje erdhi në minutën e 35-të kur Simonovski realizoi pas harkimit të Arbnor Mujës.

Ndeshja më nuk prodhoi gola dhe Drita largohet nga kryeqyteti me pikë të plota.Me këtë fitore, Drita tani shkon në kuotën e 31 pikëve, dy më pak se Ballkani dhe një më pak se Gjilani.