FC Drenica, përmes një shkrimi në faqen zyrtare të klubit kanë reaguar ndaj gjyqtarit Genc Nuza, i cili sipas tyre dëmtoi klubin nga Skenderaj në sfidën e fundit ndaj Ballkanit, transmeton VAR Kosova.

FC Drenica ka publikuar një përmbledhje të vendimeve diskutabile të gjyqtarit Genc Nuza në sfidën ndaj Ballkanit, të cilat sipas klubit po ndodhin në vazhdimësi nga ky gjyqtar.

Klubi ka njoftuar se të gjitha rastet ku është dëmtuar Drenica do të dërgohen në FIFA dhe UEFA, pasi “Federata e Futbollit të Kosovës po hesht teksa Drenica po dëmtohet”.

Reagimi i plotë: