Komisioni i Garave ka bërë hedhjen e shortit për rrethin e 1/8 së finales së Kupës së Kosovës në futboll në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës.

Në këtë rreth të garave janë kualifikuar nëntë skuadra të Superligës, gjashtë skuadra të Ligës së Parë dhe një skuadër e Ligës së Dytë.

Skuadrat pjesëmarrëse në short janë Llapi, Gjilani, Drenica, Prishtina, Drita, Dukagjini, Malisheva, Ulpiana, Ballkani, Ramiz Sadiku, Fushë Kosova, 2 Korriku, Onixi, Arbëria, Ferizaj dhe KEK-u.

Shorti i plotë:

Prishtina – Drenica

Fushë Kosova – Drita

Gjilani – Dukagjini

Ulpiana – Arbëria

Ferizaj – Llapi

Ballkani – Malisheva

Onix – KEK-u

2 Korriku – Ramiz Sadiku

Ndeshjet e këtij rrethi zhvillohen në muajin shkurt.