Dusan Vlahovic është shumë pranë transferimit te Juventusi nga Fiorentina.

Sulmuesi serb thuhet se ka arritur marrëveshje me klubin nga Torino.

Marrëveshjet mes Fiorentinës dhe Juventusit janë bërë të shpeshta, derisa kjo nuk po iu pëlqen tifozëve të “Violës”.

Transferimi eventual i Vlahoviqit te Juventusi ka bërë që të ketë zemërim te tifozët e Fiorentinës.

Disa parulla janë vendosur jashtë stadiumit për serbin.

“Respekti nuk fitohet me gola, o kurrizo m**i. Rojet e tua nuk do të të shpëtojnë jetën”.