Philippe Coutinho pritet të rikthehet në Premier League këtë muaj.
Në garë për të siguruar shërbimet e brazilianit që luan te Barcelona, është skuadra e Aston Villas.
Raportohet se drejtuesit e klubit anglez i kanë nisur bisedime për transferimin e Coutinhos. Në fakt, Villa po synon huazimin e Coutinhos deri në fund të sezonit, me opsion të blerjes.
Futbollisti pëlqehet shumë nga trajneri i Aston Villas, Steven Gerrard, i cili e ka pasur bashkëlojtar mesfushorin brazilian te Liverpooli nga viti 2013 deri më 2015.





























