Xherdan Shaqiri pati kampanjë dëshpëruese te Lyoni në Francë, dhe për këtë arsye ai mund të largohet nga kampionati francez.
Tani është një skuadër turke që është interesuar për shërbimet e reprezentuesit të Zvicrës.
“NTV Spor” ka shkruar se Fenerbahçe dëshiron t’i sigurojë shërbimet e tij dhe është në krye të listës së dëshirave të klubit.
Po shqyrtohet mundësia e huazimit të tij. Shaqiri në 13 ndeshje në të gjitha garat ka shënuar një gol dhe i ka dy asistime.
30 vjeçari fiton rreth 350 mijë euro në muaj tek klubi francez i cili është në probleme financiare.





























