Transferimi i parë i janarit për Luzernin është 30-vjeçari, Denis Simani.

Simani u transferua në elitën e futbollit zviceran nga skuadra e kategorisë së dytë, Vaduz.

Mario Frick është i fokusuar që ta përforcojë mbrojtjen dhe shërbimet e Simanit i ka parë si të duhurat për pjesën defensive.

Futbollisti shqiptar, Simani ka qenë i padiskutueshëm te Vaduzi për dy vjet e gjysmë.

Këtë edicion ai ka luajtur në 14 ndeshje dha shënuar një gol.

Simani ka nënshkruar kontratë me Luzernin deri në vitin 2024. Megjithatë, 30-vjeçari nuk do të mund të luajë këtë muaj për Luzernin.

“Denis Simani është një tip lojtari agresiv që do të na ndihmojë të avancojmë, shkaku i mentalitetit të tij shembullor. Ai i ka cilësitë e nevojshme për një mbrojtje të qëndrueshme”, ka thënë drejtori sportiv i Luzernit, Remo Meyer. Simani i ka nisur stërvitjet të mërkurën dhe do ta bartë fanellën me numrin 5.