Marco Serra është njeriu që ka pushtuar ballinat e mediave italiane, por jo në aspektin e mirë.

Gjyqtari mbrëmë (e hënë) bëri gabime trashanike në ndeshjen mes Milanit dhe Spezias.

Sipas asaj që raporton Corriere della Sera, Serra ka shpërthyer në lot dhe ishte i otrinditur për gabimet që kishte bërë në atë takim.

Arbitri anuloi një gol të vonshëm të Junior Messias, duke i dhënë një goditje dënimi Milanit pa luajtur avantazhin. Zyrtari i ndeshjes bëri vërshëllimën e fundit përpara se Messias të godiste topin, duke e dërguar atë në rrjetë.

39-vjeçari u kërkoi falje lojtarëve të Milanit në fushë dhe sipas La Gazzetta dello Sport, shefat e shoqatës së arbitrave (AIA) kanë bërë të njëjtën gjë me kuqezinjtë, por suspendimi i tij pritet të ndodhë.

Për të lehtësuar situatën e tij, Zlatan Ibrahimovic kishte shkuar në zhveshtoren e gjyqtarëve, duke e ngushëlluar atë dhe duke i thënë se gabime të tilla mund të ndodhin.

Mirëpo, Federata e Gjyqtarëve në Itali do ta pezullojë për një kohë të gjatë Serran, pasi ishte ndikim direkt në rezultat, që në fund doli të ishte 2-1 për Spezian.