140 milionë euro të shpenzuara keq. Kështu e konsiderojnë Philippe Coutinhon te Barcelona me brazilianin që tashmë nuk është më pjesë e planeve të Xavit. Sipas UOL Esporte, ofertat për brazilianin janë të shumta.

Për sa i përket ekipeve europiane, ai së fundmi ka rënë në radarët e Arsenalit, Evertonit dhe Tottenham. Megjithatë, Coutinho kërkon të rikthehet në vendlindjen e tij.

Në mediat vendase rikthimi i tij në Brazil shikohet si diçka e sigurt. Në “pole position” janë dy ekipe. Bëhet fjalë për Atletico Mineiro dhe Palmeiras. Gjithmonë sipas mediave vendase, i vetmi problem për transferimin e Coutinhos në Brazil është se do të rrezikonte shumë mosgrumbullimin në “Qatar 2022”.