Klubi francez Lyon është duke kaluar nëpër një krizë financiare, transmeton VAR Kosova.

Fakti që Lyon do të luajë sfidat me dyer të mbyllura, ose me prezencë të vetëm 5 mijë tifozëve në tribuna, do të ndikojë që të hyrat të jenë rreth 15 milionë euro më pak.

Një rrugëdalje financiare është largimi i Xherdan Shaqirit, i cili erdhi këtë verë nga Liverpool për 5 milionë euro.

Anësori nga Zhegra e Gjilanit ka një pagë neto prej 350 mijë euro në muaj, e cila është shumë e kushtueshme për Lyonin të cilët kanë vendosur ta largojnë 30 vjeçarin në këtë afat kalimtar.