PSG do të përballet me Lyonin në ndeshjen e javës 20-të të Ligue 1, sfidë e cila do të luhet mbrëmjen e sotme, ora 20:45.

Për këtë ndeshje parisienët kanë publikuar edhe listën e lojtarëve të grumbulluar që do të jenë në dispozicion të Mauricio Pochettino.

Në këtë listë mungon ylli argjentinas, Lionel Messi, një vendim ky befasues pasi argjentinasi është shëruar plotësisht nga Covid 19.