AC Milan ka vazhduar me formë të mirë në Serie A. Rosonerët regjistruan fitoren e tretë radhazi dhe të 15-tën në pergjithësi në këtë edicion.

Milan triumfoi me rezultat 0:3 në udhëtim ndaj Venezias, në një ndeshje të kontrolluar nga ta.

Zlatan Ibrahimovic zhbllokoi shifrat qysh në minutën e dytë kur realizoi pas asistit të bukur nga Leao.

Me rezultatin 0:1 u mbyll edhe pjesa e parë, kurse në të dytën pamë edhe dy gola të tjerë.

Fillimisht Theo Hernandez realizoi në minutën e 48-të duke ia fituar sigurinë mysafirëve.

Në minutën e 58-të, Svoboda e preku topin më dorë brenda zonës së rreptësisë duke shkaktuar penallti.

Atë në gol një minutë më vonë e shndërroi Theo Hernandez që vulosi fatin e këtij takimi.

Më pas, Milani arriti të administronte ndeshjen dhe nuk lejoi asnjë befasi.

Me këtë fitore, AC Milan merr përkohësisht primatin në tabelë me 48 pikë, dy më shumë se Interi që ka dy ndeshje më pak të luajtura.

Në anën tjetër, Venezia ngec e 16-ta me 17 pikë të grumbulluara.

Golat e takimit