Joshua Kimmich më në fund është rikthyer në stërvitje me Bayern Munich pasi vuajti për një kohë të gjatë nga Covid-19, i cili i preku edhe mushkuritë.

Kimmich refuzonte fillimisht të vaksinohej, por më pas u dorëzua dhe mori dozën e nevojshme.

Së fundmi, lojtari ka filluar rikuperimin dhe është kthyer në stërvitje me bavarezët.

Gjermani shënon këtë regjistrim pas dy muajve mungesë te skuadra e tij.

Ai mungoi plotë 47 ditë në stërvitje.

Ndeshja e fundit e Kimmich me fanellën e Bayern u regjistrua më 6 nëntor, ndaj Freiburg.