Prishtina ka ndarë rrugët me futbollistin e mirënjohur, Leotrim Bekteshi.

Bekteshi ka vendosur që ta vazhdojë jetën së bashku me familjen e ngushtë në Norvegji.

Lajmi është konfirmuar sot nga vet faqja zyrtare  e FC Prishtinës e cila e ka falënderuar Bekteshin për kontributin e dhënë në fanellën bardhekaltër.

Njoftimi i plotë nga FC Prishtina:

Faleminderit Leo!

Leotrim Bekteshi nuk është më pjesë e Prishtinës.

Bekteshi është një ndër futbollistët që ka dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në skuadrën më të madhe në vitet e fundit.

Ai me Prishtinën në tri vite e gjysmë sa ishte pjesë i ka regjistruar 150 paraqitje derisa e ka fituar titullin kampion, Kupën e Kosovës si dhe Superkupën.

Bekteshi, i cili në shumë ndeshje e ka bartuar edhe shiritin e kapitenit, ka edhe trofe individuale si futbollist i Prishtinës derisa është përfshirë edhe në formacionin e vitit nga Federata e Futbollit e Kosovës për edicionin e fundit.

Bekteshi ka vendosur që ta vazhdojë jetën së bashku me familjen e ngushtë në Norvegji.

Stafi i FC Prishtina e falenderon nga zemra Leon për mundin dhe djersën e derdhur për fanellën kryeqytetase.

#forcaPrishtina

#krejtpërprishtinën.