Legjenda e Arsenalit dhe Francës, Thierry Henry, e ka krahasuar rivalitetin e Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos me legjendat e tenisit, Roger Federer dhe Rafael Nadal.

Ai ka thënë se Messi dhe Ronaldo janë nga një plane tjetër.

Henry ka thënë se ndarja e tyre është gabim themelor.

“Është një gabim. Pse njerëzit duan t’i ndajnë, nëse mund t’i shijojnë të gjithë. Kam luajtur me Leon dhe e preferoj atë për një arsye sentimentale, por kjo është arsyeja pse nuk do të shkoj kurrë kundër Cristianos.

Ata janë nga një planet tjetër. Ata e kanë bërë njëri-tjetrin më të mirë, si Nadal dhe Federer. Cristiano dhe Leo janë jashtë konkurrencës”, ka thënë Henry për “Marca” të martën.

Messi e Ronaldo janë ende aktiv. Messi Luan për Inter Miamin, kurse Cristiano Ronaldo për Al Nassr.

Të dy pritet të jenë në Kupën e Botës 2026.

Messi me Argjentinën e Ronaldo me Portugalinë.

Messi me Argjentinën janë kampion në fuqi të botës.