Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll sonte do të përballet me Greqinë në kuadër të kualifikimeve për botërorin e vitit 2023.
“Dardanët” duken shumë të motivuar dhe besojnë se do të arrijnë te rezultati pozitiv.
Me fitore eventuale, Kosova hap rrugën drejt kalimit në rundin e dytë të kualifikimeve për botëror.
“Për fitoren e parë, Për hapin e madh drejt kalimit në fazën tjetër. Përpara KOSOVAAAA,”, ka shkruar FHK.
Ndryshe, ndeshja Kosova – Greqia luhet në Prishtinë nga ora 19:15 dhe transmetohet në televizionin RTV 21.






























