Sulmuesi i Brazilit, Neymar, ka paralajmëruar se dëshira e tij është që të luajë në ligën MLS në SHBA përpara se ta përfundojë karrierën. Megjithatë, braziliani 30-vjeçar është pjesë e Paris Saint-Germainit dhe ka kontratë me ekipin francez deri në verën e vitit 2025.

“Jam i emocionuar për të luajtur në SHBA, të paktën për një sezon. Sezoni është i shkurtër dhe ke pushim për tre apo katër muaj”, ka thënë Neymar.

Braziliani javën e shkuar u kthye në fushë pas lëndimit që e pati pësuar në nëntor të vitit të shkuar.

Këtë sezon Neymari ka shënuar katër gola e ka bërë po aq asistime në 16 paraqitje për Parisin në të gjitha garat.