Trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka uruar qytetarët e Kosovës me rastin e 14-vjetorit të pavarësisë së vendit.

Përmes një fotografie me ata që e zbardhën fytyrën e Kosovës, Kuka ka shkruar se është nder ta rrisin emrin e vendit tonë gjithandej në botë.

“Kosova mbi të gjitha …Sakrificë me shekuj për lirinë e fituar me gjak! Urime dita e Pavarësisë. Nder e krenari të rrisim emrin tand gjithandej në Botë!”, ka shkruar Kuka.