Llapi është skuadra e fundit që e ka siguruar kalimin në çerekfinale të Kupës së Kosovës në futboll.

Të hënën, Llapi e ka mposhtur Ferizajn si mysafir me rezultatin 2:0.

Golat për Llapin i kanë shënuar Alban Shillova në minutën e 31-të nga penalltia dhe Kastriot Selmani në minutën e 40-të.

Batatina ka theksuar se Llapi i ka dy ekipe brenda vetës.

“Mendoj që ndeshjet e para të Kupës janë të vështira, pa marr parasysh se me kënd ndeshesh. Ferizaj ka potencial me qenë në Superligë dhe ka ekip të mirë. Kemi qenë të vëmendshëm ndaj tyre. Kemi planifikuar të shënojmë në pjesën e parë dhe të jemi më të qetë dhe ai arritëm qëllimit. Jam i kënaqur me performancën. Paraqitje e sotme ka treguar se Llapi brenda skuadrës i ka dy ekipe, edhe bankën e ka të fortë. Jemi skuadër që i kemi të gjitha”, tha Batatina.

Llapi i bashkohet në çerekfinale Prishtinës, Dritës, Gjilanit, Ballkanit, Ulpianës, Onixit dhe Ramiz Sadikut.