Talenti 16 vjeçar nga Kosova që luan për Bayern Munich, Arijon Ibrahimovic është përfshirë në skuadrën e klubit gjerman për fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve, transmeton VAR Kosova.

Ibrahimovic, i cili është vetëm 16 vjeçar është përfshirë së bashku me Copado, Schenke, Vidovic dhe Paul Wanner nga trajneri Julian Nagelsmann.

Kujtojmë që Bayern Munich luan ndaj RB Salzburg në raundin e 1/16, me takimin e parë që zhvillohet në Austri.

Image