Valencia e mposhti ekipin e Mallorcas me rezultat 1:0, në sfidën që u zhvillua në kuadër të xhiros së 26’të të La Ligas.
Ishte futbollisti Gabriel Paulista, ai i cili shënoi në minutën e 4-të për fitoren e madhe të skuadrës së Valencisë.
Startues për Mallorca ishte edhe futbollisti i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë shenjë në këtë takim.
Nga Sofa Score u vlerësua me notën 6.8.































