Është shtyrë gara e lëshimit në skijim alpin në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022”, për shkak të erërave të forta, ka njoftuar Komiteti Olimpik i Kosovës.

Në këtë garë do të marrë pjesë edhe skitari nga Kosova, Albin Tahiri.

Fillimisht gara ishte shtyrë për disa orë, ndërsa pasi që situata nuk pati përmirësim u vendos të shtyhej për një ditë tjetër.

Në LOD “Pekin 2022”, Kosovën do ta prezantojnë Albin Tahiri e Kiana Kryeziu.