Janë mbyllur pjesët e para në dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës.

Kryendeshja e sotme po luhet në Anamoravë mes Dritës dhe Gjilanit.

Pas 45 minutash, Gjilani është në epërsi 0:1 me golin e Shend Kelmendit (’20).

Nga ana tjetër, Llapi po luan baras 1:1 me Drenicën.

Fillimisht, Neto (‘3) realizoi për epërsinë e llapjanëve, kurse Peposhi barazoi 1:1 në minutën e dhjetë.

Këto dy ndeshje janë të vlefshme për javën e 24-t të Superligës së Kosovës.