Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme në elitën e futbollit kosovar që u zhvilluan në Gjilan e Podujevë.

Padyshim e gjithë vëmendja ishte në Gjilan aty ku u ndeshën Drita e Gjilani.

Nën një atëmosferë të shkëlqeyshme sfida në funë u mbyll në paqe pasi nuk solli fitues. 1:1 ishte rezultati përfundimtar.

Ilir Blakçori shënoi për Dritën, ndërsa Shend Kelmendi realizoi për Gjilanin.

Një takim tjetër që solli spektakë në fushë ishte ai ndërmjet Llapit e Drenicës që u mbyll gjihashtu pa fitues po me gjashtë gola të shënuar.

Kreshnik Uka shënoi dy gola ndërsa një tjetër e realizoi Peposhi autogol për Drenicën. Për Llapin shënuan Neto, Ilir Krasniqi e Firminho, për rezultatin 3:3.