Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të Superligës së Kosovës në futboll.

Në kuadër të javës së 23-të, Dukagjini ishte nikoqir i Prishtinës, kurse Malisheva luajti në shtëpi ndaj Feronikelit.

Në Klinë, Dukagjini ia thelloi krizën Prishtinës duke e mposhtur me rezultat 2:1.

Mentor Zhdrella (‘9) dhe Altin Merlaku (’44) i realizuan golat e fitores për klinasit, kurse për Prishtinën shënoi Mendurim Hoti në minutën e 17-të.

Nga ana tjetër, Malisheva u tregua e “pamëshirshme” ndaj Feronikelit.

Në shtëpi, skuadra e Arsim Thaqit arriti të fitojë me rezultat, 6:1.

Mustafa, Sabowale (2), Xhaka, Olivier dhe Pefqeli realizuan për Malishevën, kurse Xhylani shënoi për mysafirët.