Ish trajneri i Bayern Munich dhe Manchester United, Louis Van Gaal ka zbuluar se vuan nga një formë agresive e kancerit në prostat, transmeton VAR Kosova.

Van Gaal, i cili aktualisht është trajner i kombëtares së Holandës e ka bërë të ditur lajmin në një dalje publike në televizion.

70 vjeçari ka thënë se planifikon të drejtojë Holandën në Botërorin “Katari 2022” që fillon në nëntor të këtij viti.