Milani ka shënuar një fitore të rëndësishme sonte ndaj Genoas me rezultat 2:0, për t’i kundërpërgjigjur Interit i cili vetëm pak orë më parë e kishte mposhtur Spezian për ta marrë vendin e parë.
Gjithsesi, Milani më këtë fitore sonte rikthehet në pozitën e parë me dy pikë më shumë por që ka një ndeshje më shumë.
Gjithsesi, lufta për “scudeto” në Itali këtë vit mbetet shumë e luftuar pasi edhe Napoli është skuadër që sivjet shumë seriozisht po lufton për titull, pavarësisht se javën e kaluar gaboi kur humbi nga Fiorentina.



























