Donis Avdijaj i Hartberg dhe Giacomo Vrioni i Tirol kanë arritur të shënojnë në javën përmbyllëse të kampionatit austriak.

Sulmuesi i Kosovës, Avdijaj arriti të gjejë golin në minutën e 5-të ndaj Ried në ndeshjen që u mbyll 1-1.

Ky ishte goli i pestë në këtë kampionat për Avidjajn.

Në anën tjetër sulmuesi i Shqipërisë, Giacomo Vrioni, ka vazhduar me momente të mira.

Ai arriti të shënojë në humbjen e Tirolit me rezultat 2-1 ndaj Altach.

Vrioni u rendit në vendin e dytë në listën e golashënuesve me 17 gola.