Në Molineux Stadium zhvillohet ndeshja e mbetur nga java e 33-të në Ligën Premier ndërmjet Wolverhampton Wanderers dhe Manchester City.

Wolves janë matematikisht në garë për një vend në zonën evropiane të tabelës, edhe pse ndodhen në vend të tetë me pesë pikë prapa West Ham Unitedit.

City janë liderë dhe konkurrojnë me Liverpoolin për titullin e Anglisë. Aktualisht janë me pikë të barabarta (nga 86), por Citizens kanë këtë ndeshje më pak të zhvilluar.

Trajnerët Bruno Lage dhe Pep Guardiola i kanë zgjedhur skuadrat që do të luajnë nga fillimi në këtë takim.

Formacioni startues i Wolverhampton Wanderers: Jose Sa; Jonny, Coady, Boly; Chiquinho, Neves, Moutinho, Dendoncker, Ait-Nouri; Pedro Neto, Raul Jimenez.

Formacioni startues i Manchester City: Ederson, Cancelo, Fernandinho, Laporte, Zinchenko, Rodrigo, Gundogan, Bernardo, Sterling, De Bruyne, Foden.