Serge Gnabry duket se sërish do të vesh fanellën e klubit anglez, Arsenal.

Thuhet se ‘Topçinjtë’ dëshirojnë rikthimin e Gnabry.

Lojtari është pjesë e kampionëve të Gjermanisë, por Gnabry dhe ‘bavarezët’ mund të ndahen gjatë kësaj verë.

Menaxheri i londinezëve, Mikel Arteta synon që në skuadër ta ketë Gnabryn për sezonin e ardhshëm.

“Arsenali po ëndërron rikthimin e Serge Gnabry”, shkruajnë mediet në ishull, raporton arbresh.info.

Drejtuesit e Arsenalit thuhet se tashmë kanë kontaktuar agjentin e lojtarit për ta shikuar mundësinë e rikthimit të Gnabryt në ‘Emiratës’.

Tani për tani lojtari është duke u monitoruar edhe nga disa klube tjera evropiane, edhe pse Bayern Munich ende nuk është deklaruar nëse do ta shesë Gnabryn.