Sevilla nuk arriti të triumfojë në takimin ndaj skuadrës së Mallorca që u zhvillua në kuadër të xhiros së 36-të të La Ligas.

Pasi shpëtuan një barazim kundër Villarrealit në fundjavë, nikoqirët rënditen në pozitën e katërt me 66 pikë. 

Ndërsa, Mallorca gjenden në pozitën e 18 me 32 pikë të grumbulluara.

Në këtë takim luajti edhe futbollisti shqiptar, Vedat Muriqi, i cili nuk arriti të lë shenjë, dhe nga Sofa Score u vlerësua me notën 7.8.

Ndryshe, kujtojmë se, klubi nga ishulli i Mallorcas ka vendosur të mos përdorë opsionin e blerjes prej 11 milionë eurosh për Vedat Muriqin.

Në takimin e radhës Mallorca takohet me Rayo Vallecano.