Real Madridi ka dëshmuar edhe njëherë se është “mbreti” i futbollit evropian duke e fituar edhe një trofe të Ligës së Kampionëve.

Në kuadër të finales së Ligës së Kampionëve, Real Madridi ishte kundërshtari i sontëm i Liverpoolit.

Ndeshja e zhvilluar në “Stade de France”, në Paris, i takoi madrilenëve me rezultat 0:1.

Image

Golin e vetëm dhe të fitores për madrilenët e shënoi Vinicius Junior në minutën e 59-të të ndeshjes.

Liverpooli kishte më shumë raste se madrilenët sonte, por fati ishte me skuadrën e Carlo Ancelottit.

Image

Ndryshe, ky është trofeu i 14-t i Real Madridit në kompeticionin më të madh evropian për klube, Liga e Kampionëve.