Marcelo luajti ndeshjen e fundit me Real Madrid ndaj Liverpool, teksa do të largohet nga “Los Blancos” si lojtari që ka fituar më shumë trofe me fanellën e bardhë.

Në “Stade de France” lojtari brazilian fitoi trofeun e 14-të të Champions League me madrilenët si asnjë lojtarë më parë, duke hyrë kështu edhe në historinë e Real Madrid.“

Është një moment shumë i bukur. Kur je kapiten i parë, ëndërron të ngritësh kupën dhe unë jam bërë i vetmi brazilian që ngriti një Ligë të Kampionëve si kapiten i Real Madridit.