Skuadra argjentinase River Plate ka kontaktuar sulmuesin Luis Suarez.

“Fabrizo Romano” ka bërë të ditur se klubi argjentinas ia ka paraqitur ofertën uruguaianit dhe është në pritje të përgjigjes.

Te argjentinasit Suarezi po shihet si zëvendësues i Julian Alvarezit, që do t’i bashkohet Manchester Cityt.

River Plate i ka ofruar kontratë dyvjeçare me pagë të lartë për ta bindur Suarezin të transferohet gjatë kësaj vere.

Për Suarezin interesim kanë shprehur Ajaxi, Aston Villa dhe skuadra nga kampionati amerikan.