Ndeshja Danimarkë-Kosovë do të zhvillohet më 30 Qershor (e enjte) nga ora 19:00 në qytetin Naestved. Palestra ka kapacitet prej 3 mijë ulëseve. Federata Daneze e Basketbollit ka njoftuar se biletat janë në shitje, derisa një numër janë të rezervuar për tifozët e Kosovës.

Dardanët kanë mbështetur basketbollistët e Kosovës në çdo ndeshje dhe kështu pritet të jetë edhe të enjten mbrëma. Për shqiptarët që jetojnë në Danimarkë, kjo është një mundësi e mirë që t’i shohin nga afër lojtarët e Kosovës dhe t’i përkrahin maksimalisht, pasi kanë shumë nevojë.

Linku për të blerë bileta:

BASKETBALL LANDSKAMP DANMARK – KOSOVO

TICKETMASTERS