Përfaqësuesja e Kosovës do ta nis sot kampanjën e re në Ligën e Kombeve.
Në kuadër të Ligës C, grupi 2, “Dardanët” në pasditën e sotme do ta luajnë ndeshjen e parë.
Kundërshtari i parë i skuadrës së Alain Giresse do të jetë Qipro.
Ekspedita e Kosovës udhëtoi dje (e mërkure) drejt tokës qipriote, teksa ndeshja luhet sot në “AEK Arena”.
Kjo sfidë do të luhet me fillim nga ora 18:00.
Kosova pritet të paraqitet në këtë ndeshje me sistemin 4-3-3.
Aro Muriq do të jetë “gardian” i portës, teksa mbrojtja do të përbëhet nga Benji Kololli, Fidan Aliti, Amir Rrahmani dhe Mirlind Kryeziu.
Mesfusha pritet të rreshtohet me Ibrahim Dresheviqin, Betim Fazlijin dhe Valon Berisha.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Muriq; Kololli, Rrahmani, Kryeziu, Aliti; Dresevic, Fazliji, Berisha; Zhegrova, Muriqi, Rashica.






























