Ndeshjet kualifikuese të muajit qershor në Ligën e Kombeve tanimë kanë përfunduar, ku përgjatë katër xhirove kishim disa rezultate tejet interesante.

Kombëtarja e Kosovës zhvilloi katër ndeshje gjatë këtij muaji, ku regjistroi dy fitore dhe dy humbje, ndërsa e mbylli Grupin 2 të Ligës C në vendin e dytë.

Po ashtu, “Dardanët” në këto katër ndeshje shënuan pesë gola, aq edhe sa pësuan.

Pavarësisht se kjo gjë nuk është pozitive për Kosovën, kjo e fundit ka arritur të regjistrojë statistika më të mira se njëra nga kombëtaret më të forta në botë, ajo e Anglisë.

Anglia e mbylli këtë muaj në Ligën e Kombeve pa e regjistruar as edhe një fitore të vetme, me një bilanc prej dy barazimeve dhe dy humbjeve, kështu duke u renditur në vendin e fundit në Grupin 3 të Ligës A.

Ndërkaq, krahas Kosovës që ka shënuar pesë gola, Anglia ka regjistruar statistikë shumë më të dobët, ku ka arritur të shënoj vetëm një gol, dhe atë nga penalltia.