Arsenali ka kryer goditjen e parë të kësaj merkatoje, duke zyrtarizuar transferimin e mesfushorit portugez, Fabio Vieira.

22-vjeçari është rritur në akademinë e Portos deri sa ja doli të bëhej pjesë e skuadrës së parë, duke u shpallur dy herë kampion në Portugali.

Vieira është transferuar për shumën e 35 milionë eurove dhe pritet të vihet nën urdhrat e trajnerit Arteta për t’u bërë gati për sezonin e ri.