Skuadra belge Royal Antwerp kundërshtar i Dritës në Conference Leagu, është përforcuar para ndeshjes së kthimit të cilën e zhvillon të enjten në “Fadil Vokrri”.

Belgët kanë arritur marrëveshje me futbollistin Gaston Avila, i cili vjen nga Boca Juniors.

Ai është një mbrojtës i gjithanshëm, me këmbë të majtë, i cili gjithashtu mund të luajë në mesfushë.

Avila sipas ‘Transfermarkt’ vlerësohet me çmimin 4.5 milionë euro, pak më shumë se i gjithë ekipi i Dritë, që vlen momentalisht 4.48 milionë euro.

Megjithatë, përkundër vlerës së lartë të ekipit të Antwerp, u pa në ndeshjen e parë që nuk do ta kenë aspak të lehtë ndaj skuadrës kosovare.