Atheltic Bilbao dhe Mallorca e kanë nisur me barazim edicionin e ri në La Liga. Dueli i luajtur të hënën në “Estadio San Mames” në praninë e rreth 40 mijë shikuesve, përfundoi pa gola.
Bilbao ishte skuadër dominuese, duke krijuar shumë raste shënimi, por nuk ia doli që të realizoi asnjëherë. Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi ishte titullar te Mallorca dhe luajti deri në minutën e 86-të.
Shtatlarti nga Prizreni nuk pati ndonjë rast serioz për të realizuar. Muriqi u transferua te Mallorca këtë verë nga Lazio. Ai nënshkroi kontratë me klubin spanjoll deri në vitin 2027. Ishte i huazuar te Mallorca në pjesën e dytë të sezonit të shkuar.
Vedat Muriqi u vlerësua me notën 6.6 nga Sofascore.































