Ish-futbollisti i Benficas, Fernando Chalana, ka vdekur sot në moshën 63-vjeçare, ka bërë të ditur ish-klubi i tij.

“Fernando Chalana, ‘gjeniu ynë i vogël’, vdiq të mërkurën, më 10 gusht. Kjo është një ditë shumë e trishtuar për të gjithë tifozët dhe të gjithë dashamirët e futbollit. Gjeniu ynë është zhdukur, një nga simbolet më të mëdhenj dhe të përjetshëm të klubit. Unë do sigurohuni që kujtimi i Chalanës të jetë gjithmonë i pranishëm”, tha presidenti i Benficas, Rui Kosta për televizionin e klubit.

Chalana luajti për Benficën që në moshën 15-vjeçare dhe më 7 mars 1976, në moshën 17 vjeç e 25 ditë, u bë lojtari më i ri në historinë e kampionatit portugez.

Gjatë karrierës së tij, futbollisti portugez ka luajtur edhe për Bordeaux-in francez, përpara se të kthehej te Benfica në vitin 1987. Më pas ai luajti për Belenenses dhe Amadora.

Talenti i tij doli në pah gjatë Kampionatit Evropian të vitit 1984, kur arriti deri në gjysmëfinale me kombëtaren portugeze, në të cilën përzgjedhja u mposht nga Franca mikpritëse pas kohës shtesë.

Pas përfundimit të karrierës, ai punoi si asistent dhe trajner në kategoritë më të reja të klubit të Lisbonës.